Rama ne grup perserit kushtet per heqjen e imunitetit
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka akuzuar qeverinë për gjendjen e kriminalitetit të vend, e cila sipas tij, është në nivele të larta, për shkak të rrënimit ekonomik. Por, deklaratat e Ramës, bërë në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, bien ndesh me të dhënat zyrtare, sipas të cilave ngjarjet e evidentuara, nuk kanë lidhje me varfërinë në vend.
Kryesocialisti Rama risolli në vëmendje qendrimin zyrtar të forcës politike që drejton, për çështjen e imunitetit. Sipas tij, opozita është gati të votojë heqjen e imunitetit, por më parë duhen votuar propozimet e saj që prekin sistemin e drejtësisë. Në fjalimin e tij para deputetëve, me një gjuhë të pastër të propagandës elektorale, Rama tha se shqiptarët duhet të kuptojnë objektivat që ofron Partia Socialiste për një qeverisje më të mirë.
Numri një i Partisë Socialiste, rikujtoi nisjen e takimeve me bazën partiake, ku do të shpjegohet programi politik, me të cilën kjo forcë politike do të prezantohet në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.