Komisioni i Ligjeve kalon marreveshjen me Serbine

Socialistet kerkojne informacione shtese nga SHISH nese marreveshja cenon sigurine kombetare
Majko Marreveshja nga pikepamja politike eshte skandal. Alibeaj Opozita bazohet ne predikime hipokrizie nacionaliste
Komisioni i Ligjeve miratoi mes debateve te shumta projektligjin Per ratifikimin e marreveshjes ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes se Serbise Per bashkepunimin ne fushen e luftes kunder krimit te organizuar trafikut te paligjshem nderkombetar te lendeve narkotike dhe terrorizmit nderkombetar.
Gjate diskutimit ne Komisionin e Ligjeve socialistet kundershtuan miratimin e saj duke kerkuar me pare nje pergjigje nga SHISH nese cenohet ose jo siguria kombetare.
Deputetja socialiste Vasilika Hysi kerkoi informacione shtese nese autoritetet shqiptare jane konsultuar me pare me ato te NATO-s duke qene se vendi yne eshte anetar i kesaj organizate.
Perfaqesuesja e Ministrise se Brendshme Anila Trimi u shpreh se marreveshja e nenshkruar lejon edhe perjashtimin e detyrimeve te dy vendeve nga disa detyrime ne rastet kur cenohet siguria kombetare.
Sjell ne vemendje nenin 7 te kesaj marreveshje qe eshte nen perjashtimor dhe besoj se e merr parasysh vend anetar i NATO-s por merre parasysh dhe menyren e shkembimit te informacionit dhe rastin kur ky informacion nuk mund te shkembehet.
Di qe i eshte derguar per mendim SHISH-it por me thene te drejten nuk kam informacion se cila eshte pergjigja e tyre. shte shkrese qe ka kaluar mes ministrise se Brendshme dhe nuk jam une kompetente per ta dhene kete pergjigje - sqaroi juristja Trimi.
Nje tjeter pike e cila ngjalli debate ishte pretendimi i deputetit socialist njeheresh edhe ish-kryeminister gjate Luftes se Kosoves Pandeli Majko i cili deklaroi se marreveshja eshte nje pranim i kerkesave te Serbise per te mos njohur pavaresine e Kosoves.
Deputeti socialist ftoi koleget e tij qe te votojne kunder kesaj marreveshjeje duke e cilesuar si nje skandal politik. Ju e dini se shteti shqiptar ka njohur pavaresine e Kosoves. Shteti serb vazhdon sipas tij ne menyre kushtetuese duke e njohur Kosoven si pjese te veten.
Pyetja qe shtrohet eshte sa juridike aq dhe politike. eshte kjo marreveshje e firmosur nga Lulash Basha me kete logjike e cila nga pikepamja juridike e zeron nga pikepamja politike eshte skandal. Prandaj jam kunder dhe ftoj koleget mos e votojne - u shpreh Majko. Por per demokratet pretendimet e socialisteve jane predikime hipokrizie nacionaliste.
Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj hodhi poshte pretendimet e opozites duke theksuar se mosbotimi i kesaj marreveshjeje do te ishte nje njolle turpi dhe kerkoi kalimin e saj ne seancen plenare te dites se enjte pavaresisht ndarjeve politike te majta apo te djathta. Marreveshja mori vetem 11 votat e demokrateve ndersa deputetet socialiste abstenuan pervec deputetit Pandeli Majko i cili votoi kunder.
Debate
Vasilika Hysi
Nese jeni konsultuar me SHISH dje cili ka qene reagimi i tij lidhur me kete ligj se dyti ju thoni ne relacion dhe marreveshje se Shqiperia do te kete raportim te perbashket mbi rrethanat e faktet qe mund te kercenojne te dy vendet. shte vleresuar kjo marreveshje ne raport me te dhenat qe ka shtetit shqiptar duke pasur parasysh qe pozitat jane te ndryshme ne jemi vend i NATO-s
Anila Trimi Di qe i eshte derguar per mendim SHISH-it por me thene te drejten nuk e kam info se cila eshte pergjigja e tyre. shte shkrese qe ka kaluar mes ministrise se Brendshme dhe nuk jam une kompetente per ta dhene kete pergjigje.
Pandeli Majko Ju e dini se shteti shqiptar ka njohur pavaresine e Kosoves. Shteti serb vazhdon sipas tij ne menyre kushtetuese duke e njohur Kosoven si pjese te veten. Pyetja qe shtrohet eshte sa juridike aq dhe politike.
eshte kjo marreveshje e firmosur
nga Lulash Basha me kete logjike e cila nga pikepamja juridike e zeron nga pikepamja politike eshte skandal. Prandaj jam kunder dhe ftoj koleget te mos e votojne.
Enkelejd Alibeaj Sigurisht qe cudite nuk kane te sosur me opoziten e majte e cila e bazuar dhe ne disa predikime hipokrizie nacionaliste fton te mos miratohet nje marreveshje tip e cila eshte miratuar me te gjitha shtetet rreth e rrotull dhe ka per objekt vetem luften e perbashket kunder krimit trafikut te lendeve narkotike.
Gent Strazimiri Shqetesimet e kolegeve jane te pavend sepse shteti i Kosoves ne luften kunder krimit te organizuar ka tashme vendin e saj dhe nuk ka me merak nacionalist per te demtuar imazhin e Kosoves ne arenden nderkombetare.
Arben Isaraj Duke qene nje marreveshje e tille eshte e detyrueshme qe bashkepunimi me SHISH te jete i domosdoshem per arsye te vete historikut te marredhenieve jo vetem me Serbine por dhe shtetet e Ballkanit.