Meta takon raportuesit e KiE Shqiperia e meriton statusin brenda ketij viti
Në ditën e dytë të vizitës faktmbledhëse të raporterëve të Këshillit të Evropës, ata u pritën nga Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta. Tomas Jirsa dhe Grigor Petrenco diskutuan me kreun e LSI-së mbi zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, reformën zgjedhore dhe ecurinë e përmbushjes së prioriteteve të Bashkimit Evropian për procesin e integrimit të vendit. Në takim u vlerësua klima pozitive e bashkëpunuese mes aktorëve politikë në vend gjatë muajve të fundit.
Për sa i përket zgjedhjes së Presidentit, Meta tha se është e rëndësishme që procesi të jetë kushtetues dhe konstruktiv. Meta nënvizoi rëndësinë e përshpejtimit të reformes zgjedhore, ku sistemi zgjedhor të garantojë transparencën, barazinë dhe përfaqësimin real të votës së qytetarëve shqiptarë në Parlament. Kreu i LSI-së vlerësoi se marrja e statusit të vendit kandidat brenda këtij viti do të ishte një hap i merituar dhe kyç për të ardhmen e Shqipërisë. Raporterët e Këshillit ët Evropës u takuan edhe me presidentin Topi, Ministrin e Drejtësisë Halimi dhe kryeprokuroren Ina Rama. Misioni i tyre fakt-mbledhës mbyllet me takimin me kryeministrin Berisha dhe konferencën për median