Autoritetet britanike shpallin në kërkim Ilir Kumbaron
BRITANI- Autoritetet britanike kanë shpallur në kërkim ish punonjësin e SHIK-ut Ilir Kumbaro, i kërkuar lidhur me akuzat për torturë.
Siç raporton BBC, policia metropolitane kërkon të gjejë 58 vjeçarin Ilir Nazmi Kumbaro, pasi ai nuk u paraqit në seancën dëgjimore të ekstradimit që ishte planifikuar javën e kaluar.
Një inspektor i policisë, në njësinë e ekstradimit, Pete Rance, tha se beson që Kumbaro ndodhet ende në Britaninë e Madhe, por mund të jetë larguar nga Londra ndërsa po fshihet nga miqtë e tij.
Policia ka lëshuar një apel për gjetjen e Kumbaros, ndërsa ka publikuar edhe një numër telefoni për këdo që ka informacione për të.
Ish-agjenti i shërbimeve sekrete Ilir Kumbaro, akuzohet për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha në vitin 1995, ndërsa i është dhënë leje qëndrimi për në Britani që nga gushti i vitit 1996, pas pretendimeve të tij se ai ishte refugjat kosovar, duke u paraqitur me emrin e rremë, Shaqa Shatri.
(el.me/news24/BalkanWeb)