E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Ligjeve miraton ndryshimet në ligjin për startup-et

TIRANË, 15 dhjetor/ATSH/ Komisioni për Çështjet Ligjore miratoi sot ndryshimet në ligjin “Për mbështetjen dhe zhvillimin e startup-eve”, që synojnë krijimin e një kuadri ligjor të unifikuar për startup-et dhe inovacionin.

Deputeti Klevis Jahaj, i cili ishte iniciator i ndryshimeve në ligj, deklaroi se projektligji përfshin masat e Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, duke mundësuar instrumente financiare për startup-et dhe ekonominë e gjelbër, me një përfitim të pritshëm financiar prej 9 milionë eurosh për Shqipërinë.

Projektligji parashikon lehtësimin e krijimit dhe zhvillimit të startup-eve përmes granteve, bashkëinvestimeve, lehtësimeve tatimore dhe mbrojtjes së pronësisë intelektuale, ndërsa Agjencia “Startup Albania” do të administrojë dhe monitorojë programet e mbështetjes.

Sipas të dhënave të European Innovation Scoreboard 2024, Shqipëria klasifikohet si “Emerging Innovator”, me 450 startup-e aktive dhe 37% themeluese gra.

Qeveria ka financuar që prej vitit 2022, 172 startup-e dhe 23 lehtësues, me një vlerë totale prej 10.2 milionë eurosh.

Zëvendësministri Enkelejd Musabelliu theksoi se ndryshimet ligjore synojnë integrimin e përgjegjësive institucionale dhe forcimin e koherencës së politikave për zhvillimin e sipërmarrjes inovative dhe konkurrueshmërisë së vendit.

Komisioni i Ligjeve, foto: Andrin Hoxha 1 nga 10

/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›