E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Ligjeve miraton në parim ndryshimet në Kodin Penal

TIRANË- Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim ndryshimet në Kodin Penal. Gjatë diskutimeve mazhoranca propozoi futjen në Kodin Penal të një dispozite të vecantë për dhunën në familje, ku parashikohet dënimi me burg nga 6 muaj në 5 vjet.

Një tjetër amendament që është propozuar nga mazhoranca dhe ka gjetur edhe konsensusin e opozitës është që shpifja ndaj Presidentit të mos përbëjë më një vepër penale dhe të mos dënohet me burg.

Javën e ardhshme Komisioni i Ligje do të diskutojnë nen për nen ndryshimet në Kodin Penal, ku opozita do të paraqes propozimet e saj rreth këtij kodi.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›