Programi i PS, Wollfarth: Dokument pune i papërfunduar
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth reagoi sot ndaj programit të prezantuar nga Partia Socialiste në Kongresin e saj të fundit.
Në fjalën e tij Wollfarth tha se program është një dokument pune i papërfunduar pasi duhet të zbatohet.
Duke ju referuar ligjeve që kërkojnë me 3/5, ambasadori i OSBE-së në Tiranë Wollfarth bëri thirrje që të mos humbet më kohë me fjalë por të kalohet në veprime konkrete.