Konferenca e Kryetarëve, Bode prezanton buxhetin e vitit 2012
Ministri i Financave Ritvan Bode ka prezantuar sot në Konferencën e kryetarëve projektbuxhetin për vitin 2012. Në fjalën e tij ai e ka cilësuar buxhetin si një program konservativ që do të ndihmojë në përmbushjen e prioriteteve, por do të garantojë kontroll të borxhit, deficiteve dhe inflacionit.
“Projektbuxheti 2012 është një program konservativ për të dhënë kontribut në stabilitetin makro ekonomik përmes financave publike”- tha Bode.
Sipas tij, ekonomia jonë ka ndjerë presionet më të thella të krizës së rruzullit dhe përtej këtij presioni, ekonomia jonë ka ruajtur parametrat në nivele të kënaqshme.
“Ajo vijoi të rritet në vitet 2009-2011 me rritje 3%. Inflacioni në ekonominë tonë u pa 3.2%, kurse ai i hapësirës së Europës 3.7%”- tha Bode, duke numëruar faktorët që ndikuan për këtë sukses ku një rol të padiskutueshëm ka luajtur sistemi bankar i stabilizuar dhe likuid.
“U investuan në ekonomi të ardhura të konsiderueshme të arkëtuara nga privatizimet, rreth 300 milionë euro. Ekonomia mbetet jashtë vorbullës së recensionit, pasi qeveria shqiptare ka demonstruar vetëdije në dominimin e situatës, është shënuar minimizim te deficiteve vjetore dhe ulje të borxhit përtej presioneve të krizës globale” ka shtuar më tej Bode.