Riciklimi i skrapit, Berisha përuron fabrikën e re në Xhafzotaj
Kryeministri Berisha ka inaguruar sot fabrikën e re të riciklimit të skrapit të Xhafzotaj të Durrësit. Në fjalën e tij shefi i qeverisë e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme këtë projekt i cili sipas tij do të bëjë të mundur edhe mbrojtjen e mjedisit.
“Ky investim i shtohet industrisë tjetër të riciklimit e cila punon dhe punëson mijëra e mijra qytetarë në mbarë vendin. Është industri jetike për mbrojtjen e mjedsit, për mbajtur një mjedis të shëndetshëm në të cilin jetëgjatësia e shqiptarëve duhet të jetë në rritje” ka theksuar Berisha.
Sipas kryeministrit, qeveria në sajë të reformave të suskesshme ka bërë të mundur rritjen e investimeve të huaja ne vend, duke qartësuar edhe skeptikët
“Skeptikët e cilësuan si limonatë elektroale por ne nuk e ndërmorrën atë si të tilë. Ne vendosëm që të bëjmë gjithçka që Shqipëria të bëhej vendi më tërheq për investitorët. Vitin e kaluar Shqipëria u rendit si i vetmi vend në rajon me rritje të investimeve të huaja. Vendosëm barrën fiskale më të ulët të taksave në Europë. Ndërmarrja e shërbimit “One stop shop” për dhënine e licensave, nisma e kontratave me një euro bëri të mundur rritjen investimeve të huaja me 316 përqind” ka shtuar Berisha.
Më tej kryeministri Berisha duke iu referuar edhe programit të PS-së për rritje taksash për të pasurit theksoi se kjo do të ishte një rrikthim i taksave të socializmit.
“Ata që mendojnë rikthimin e taksave të sistemi socialist ata jetojnë me ëndrra të këqia. Kjo është ëndrra më e keqe kombëtare në historinë e këtij vendi. I kundërt është qëllimi ynë ne do të bëjmë gjithçka për të zgjeruar lirinë ekonomike” ka shtuar më tej Berisha.