E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni i Ligjeve,deputetët e mazhorancës “ok” Totozanit

Pavarësisht skepticizmit për kandidaturën e propozuar nga PS për Avokatin e Popullit, mazhoranca do ta votojë atë në parlament. Duke e konsideruar një përzgjedhje politike demokratët në Komisionin e Ligjeve thanë se do të mbajnë fjalën e dhënë ,duke i dhënë bekimin avokatit Totozani për tu zyrtarizuar si i tillë në seancën e të enjtes.
 

Ndërkaq në seancën dëgjimore para deputetëve, Igli Totozani ka garantuar se nëse do jetë në krye të Avokatit të Popullit do të punojë për të qenë një insititucion i pavarur. Sa i përket shqetësimit të ngritur nga demokratët për proçedurat e përzgjedhjes së tij nga Partia Socialiste, Totozani tha se ky ka qenë një proçes transparent.

Vetëm pak ditë më parë pas dëgjesës publike Komisioni ad- hoc, i ngritur nga Partia Socialiste për përzgjedhjen e kandidaturës për Avokatin e Popullit zgjodhi Igli Totozanin për këtë post. Për pozicionin e Avokatit të Popullit aplikuan online 33 kandidatë, nga të cilët u përzgjodhën 12. Këta të fundit iu nënshtruan një dëgjese publike, ku secili prej kandidatëve bëri të njohur platformën e tij në lidhje me drejtimin e Institucionit të Avokatit të Popullit.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›