E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç: Presionet kundër Beogradit, pa efekt

Presidenti i Serbisë Boris Tadiç, deklaron fuqishëm se presionet kundër Serbisë për Kosovën nuk mund të kenë efekt, pasi Beogradi nuk do të heqë dorë nga parimet e veta, duke këmbëngulur në Rezolutën 1244.

“Presionet që dikush në Evropë po planifikon ti bëjë kundër Beogradit dhe ndaj meje, munden vetëm të kenë efekt të kundërt dhe nuk mund ti kontribuojnë asgjëje.

Këtë unë ua kam thënë bashkëbiseduesve të mi edhe kryetarit të BE-së Herman Van Rompuy”, tha më tej ai.

Ndër të tjera, presidenti Tadiç ka theksuar se nuk ka presion që do të mund ta shtynte të hiqte dorë nga ajo rezolute. Sipas tij, ai është akti i fundit ndërkombëtar, i cili garanton mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë dhe i vetmi dokument, nga i cili mund të dalin zgjidhje të ardhshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›