Bushati dhe Lesi, shkrirje në një parti të vetme
Frika dhe dëshira për tu gjendur sa më të fortë përballë proçesit zgjedhor që po afron ka mbledhur kryetarin e partisë “Aleanca Demokristiane”, Zef Bushatin dhe atë të Partisë Lidhja Demokristiane, Nikollë Lesi për të shqyrtuar mundësinë e një kualicioni të mundshëm.
Qëllimi i takimit mes dy krerëve të partisë është bashkimi i demokristianëve dhe unifikimi në një parti të vetme. Ndërsa Zef Bushati figuron vetëm si kryetar i PLD-së, Lesi dhe partia e tij aktualisht janë pjesë e koalicionit qeveritar.
Megjithatë ajo çfarë i bashkon këto dy figura politike është fakti se të dy vijnë nga partia mëmë, ajo Demokristiane.