E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izetbegoviç: Bosnja smund të bëhet pjesë e Serbisë së madhe

Bosnja nuk do të bëhet pjesë e Serbisë së madhe, ndërsa ata që kërkojnë këtë gjë, do të përballen me probleme të mëdha. Kjo ka qënë deklarata e dhënë nga anëtari i presidencës së Bosnje – Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç, pas reagimit të presidentit të Republikës Serbe, Miloard Dodik.

Ky i fundit, gjatë një prononcimi për mediat është shprehur se Bosnja do të bie, atëherë kur bashkësia ndërkombëtare ndalon së mbështeturi atë.

Ndërkaq, presidenti Dodik ka thënë më herët se Bosnja është në fazën e rënies dhe atë askush nuk do ta ndihmojë, madje as amerikanët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›