Komisioni i Medias, PS: KKRT vendimmarrje politike
TIRANË- Deputetët socialist në Komisionin e Medias e kanë cilësuar Këshillin Kombëtar të Radio dhe Televizionit një institucion jo funksional dhe të ndikuar politikisht. Kryetarja e KKRT, Endira Bushati nuk ka pranuar akuzat e PS për njëanshmëri në vendimmarrje, por ka konstatuar probleme që janë paraqitur në Këshillin Drejtues si pasojë e mungesës së anëtarëve.
“Një administratë e komanduar dhe një Këshill Kombëtar i cunguar, ndërkohë që në ligj ka vendime që merren me shumicë të cilësuar, duhet të merren me shumicë të cilësuar. A e cënon kjo veprimatrinë e KKRT-së dhe a e cenon kjo paanshmërinë e KKRT-së?”,- theksoi kryetarja e Komisionit, Valentina Leskaj.
“Momentalisht KKRT ka 5 anëtarë. Dhe me këto 5 anëtarë kur të gjithë janë prezent dhe kur të gjithë votojnë pro realizohet funksionimi i Këshillit Kombëtar i Radio Televizionit. Ne kemi në çdo raport vjetor që prej 3 vitesh që themi mungon një anëtar, madje një periudhë viti kanë munguar dhe 3 anëtarë. Kjo është cështje e Kuvendit”,- deklaroi saj kryetarja e KKRT, Endira Bushati.
Në raportin e Këshillit Kombëtar të Radio Televizionit për vitin 2011, problem mbeten shkeljet e operatorëve që transmetojnë në mënyrë private. Por, edhe respektimi i etikës dhe gjuhës së përdorur . Ndërkhë që KKRT ka kërkuar që gjoba të kthehet në titull ekzekutiv për këtë institucion.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)