Xhamia e Tiranës, Komisioni: Do të ndërtohet në sheshin e Namazgjasë
Tiranë- Ndërtimi i Xhamisë së Madhe të Tiranës do të bëhet në sheshin e Namazgjasë, lulishtja mes Kuvendit dhe Komunitetit Mysliman.
Komisioni i ngritur në Bashkinë e Tiranës ka rënë dakort që xhamia të ndërtohet sipas propozimit të Komunitetit Mysliman.
Komisioni për ndërtimin e Xhamisë përbëhet nga kryebashkiaku Basha, kreu i Komitetit Mysliman Selim Muca dhe përfaqësues të Prefektit të Tiranës, Këshillit të Qarkut, Komitetit të Kulteve, dhe në mbledhjen e ardhshme do të diskutohet për projektin dhe datën e fillimit të punimeve..
Ndërtimi i kësaj xhamie ka disa vjet që është kërkuar nga myslimanët, por asnjëherë nuk është arritur një gjë e tillë. Pritet që godina të jetë më e madhja në Ballkan dhe do të ketë një arkitekturë moderne.
Shkrime të tjera me interes:
- Basha: Tirana do të ketë xhaminë e munguar Tiranë- Mbledhja e ardhshme e Këshillit Bshkiak do të miratojë...
- Ndërtimi i xhamisë së madhe, nis punën komisioni Tiranë: Komisioni për ndërtimin e xhamisë së madhe në Tiranë...
- Reforma zgjedhore, mblidhet komisioni Tiranë – Komisioni për reformën zgjedhore para pak minutash ka...