E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Shendetesise tryeze per semundjet e lindura te zemres

Në vendin tonë rreth 300 fëmijë lindin çdo vit me defekte në zemër. Për të sensibilizuar për sëmundjet kardiovaskulare Kuvendi i Shqipërisë organizoi një takim me mjekë e deputetë të Komisonit të Shëndetësisë ku të pranishëm ishin edhe ministri i Shendetësisë, Vangjel Tavo e drejtues të shoqatës "Një botë për një zemër". Kryeparlamentarja Jozefina Topalli theksoi se falë përpjekjeve të mjekëve vitet e fundit operacione të suksesshme tek fëmijë me defekte në zemër mund të realizohen edhe në vendin tonë. 
“Vite më parë, një lindje e tillë do të thoshte gati-gati një mort për ata familje që u ndodhte ngjarja. Nuk flas këtu për vite e vite më parë, por edhe për 3-4 vite më parë, kur mund të bënim në QSUT vetëm 15-20 fëmijë, si dhe shumë pak defekte mund të rikuperoheshin. Dhjetëra familje mundoheshin me gjithçka të merrnin rrugët për në Itali, Greqi, Turqi apo gjetkë, duke sjellë pasoja të kalvareve, qofshin këto financiare apo psikologjike jo vetëm për prindërit por edhe për të gjithë të afërmit. Por tashmë, falë përpjekjeve nga këta njerëz, nga disa mjekë të talentuar, nga këmbëngulja për të përmirësuar kontrollet që në lindje, kamë mësuar se është shkuar vjet deri në 170 ndërhyrje në QSUT, ndërkohë që këtë vit mund të jenë edhe më shumë. Kam mësuar se është bërë e mundur të operohen edhe fëmijë pa mbushur 10 ditët  në këtë botë”, u shpreh Topalli. 
Ndërkohë Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli është shprehur se do të mbështesë çdo iniciativë  me qëllim që të bëhet gjithçka që çdo fëmijë të ketë të drejtë të gëzojë shëndet.
"Si kryetare e Kuvendit do t'u thoja deputetëve se do të mirëpres dhe mbështes çdo iniciativë që do të përmirësonte sensibilizimin, kontrollin dhe ndërhyrjen në kohë, që të bëjmë të mundur që çdo fëmijë të ketë pranë dorën e mjekut. Unë jam e bindur, që ashtu si edhe unë, ju të gjithë besoni se, nëse një fëmijë nuk mundet të gjejë sot zgjidhje, kjo do të na bëjë të ndjehemi më pak të qetë në çdo shtëpitë tona", deklaroi ajo. 
Ndërkohë që ministri i Shëndetësisë Vagjel Tavo ka theksuar se investime të tjera janë parashikuar për shërbimin e pediatrisë ne buxhetin e vitit të ardhshëm

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›