E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlore policia shpeton dy femije italiane disa dite peng

Dy fëmijë italiane janë mbajtur peng në Vlorë për afro dy muaj, ndërkohë që nëna e tyre është detyruar të prostituojë në Itali nga miku i saj . Policia lokale sapo është njohur me denoncimin e gruas nëpërmjet konsullatës italiane, falë një operacioni të suksesshëm vuri në pranga Altin Festim Kacaj, 37 vjeç në afërsi të vendit të quajtur Riviera, i cili mbante fëmijët brenda një automjeti, dhe bashkëpunëtorit të tij i cili ishte i vëllai Basmier Festim Kacaj, 22 vjeç.
Ngjarja e ka zanafillën kur shtetesja italiane V.P rreth 2 muaj më parë ka ardhur në Vlorë me pushime me dy fëmijët e saj, dy djem 10 dhe 7 vjec, tek një i njohur prej saj shtetasi, Altin Festim Kacaj në lagjen "10 Korriku" Vlorë. Ky i fundit, nëpërmjet mashtrimit i ka mbajtur fëmijët në Vlorë me pretendimin për ti lënë me pushime dhe ajo të shkonte të vazhdonte punën e saj në Itali. Duke i besuar, kjo grua ka lënë 2 fëmijët e saj në Vlorë dhe është larguar për në Itali së bashku me shokun e saj Kacaj. Pasi kanë shkuar në Itali së bashku me vëllain e tij Besmir Kacaj, nën presionin e moskthimit të fëmijëve e kanë detyruar të prostituohej këtë shtetase në Itali, me qëllim për t'ju siguruar atyre shuma të konsiderueshme parash. Gjithashtu në vazhdimësi për 2 muaj me radhë kjo shtetase është mbajtur nën presion dhe është kërcënuar nga 2 personat për të vijuar këtë aktivitet kriminal. Menjëherë me marrjen e këtij kallzimi policia e Vlorës brenda një kohe shumë të shkurtër bëri te mundur gjetjen e fëmijëve dhe lirimi i tyre të palënduar si dhe arrestimi në flagrancë te autoreve. Autoritetet Italiane kanë falënderuar strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë për këtë operacion të suksesshëm si në drejtimin e lirimit të fëmijëve por edhe të arrestimit të personave që mbanin peng. Autoret akuzohen per për veprat penale "Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese dhe shtërngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›