E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni i Sigurisë, debate për përgjimet

 

Komisioni Parlamentar i Sigurisë debatoi për draftin e qeverisë për disa ndryshime në ligjin "Për përgjimet". Në mbledhjen e komisionit ishin të pranishëm Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Arben Sefgjini, zv.ministri i Financave, Florian Mima të cilët kanë mbrojtur projektin e qeverisë. Deputetët e opozitës Çipa dhe Lutaj kanë kërkuar që përgjimet nuk mund të realizohen nga ana e Tatimeve, por duhet të realizohet nga ana e Ministrisë së Financave. "Drejtoria antikontrabandës dhe ajo e pastrimit të parave për të cilat do të shërbej ky ligj nuk janë shërbime informative dhe nuk mund të marrin atribute të tilla që në institucione të tjera i kanë shërbime të specializuara informative", deklaroi socialisti Lutaj. Por drejtori Sefgjini kundërshtoi zërat e opozitës, duke deklaruar "Procedura e përgjimit do të bëhet përsëri nga Prokuroria e Përgjithshme ose në mungesë të saj do ta bëjë prokurori i çështjes. Pra në bazë të këtij ligji ne thjesht marrim të drejtën që t'i kërkojmë këtyre organeve të specializuara hetimore që të përgjojnë persona të dyshuar prej nesh, se kryejnë veprime të paligjshme në lidhje me doganat dhe tatimet".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›