E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Venecias: Ndryshimet në kushtetutë, të ligjshme. I paligjshëm do konsiderohet vetëm referendumi

TIRANE - Organizmi i njohur ndërkombëtar pritet që të njohë ligjshmërinë e vendimit të KQZ-së për të refuzuar referendumin e kryer nga LDI dhe PDK për një referendum popullor për ndryshime kushtetuese të prillit 2008.
Komisioni i Venecias pritet që të certifikojë rregullsinë e ndryshimeve Kushtetuese të 21 prillit të vitit 2008 me votat e pjesës dërrmuese të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, duke e cilësuar kësisoj si të pavlefshme kërkesën e bërë nga disa forca politike dhe kryesisht Lëvizja Socialiste për Integrim për një referendum popullor mbi këtë çështje, kërkesë që është rrëzuar pak muaj më parë si e pabazuar në ligj nga Gjykata Kushtetuese. Dokumentet konfidenciale të 3 reporterëve të këtij organizmi të njohur në fushën e interpretimeve juridike që kanë përgatitur për Kushtetueses, të cilës iu kërkua pak muaj më parë nga Komiteti për Mbrojtjen e Kushtetutës të shprehet për mohimin që iu bë kërkesës së tyre për referendum nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dalin me të njëjtat përfundime: se kërkesa për referendum nuk është kushtetuese.
Raporti thotë se rrëzimi i kërkesës nga KQZ-ja nuk bie ndesh me parimin e sovranitetin popullor, të përcaktuar në nenin 2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë si dhe me nenin 150 të saj që përcakton të drejtën për referendum. Vetëm pak muaj më parë vetë Komisioni i Venecias vlerësoi gjithashtu, se amendamentet kushtetuese të miratuara me konsensus nga demokratet dhe socialistët, me 21 prill 2008, ishin në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Ndërkaq ky komisioni pritet që të japë përgjigje edhe për sa i përket Kodit të ri Zgjedhor që sipas burimeve pranë këtij institucioni konfirmojnë se ky dokument do të përmbajë vlerësime pozitive për Kodin, duke u shprehur se “Komisioni i Venecias lavdëron aktoret e procesit të reformës zgjedhore për punën e kryer”, duke e konsideruar atë si një bazë të mirë ligjore për një standard te ri zgjedhjesh në Shqipëri.
Kjo përgjigje pritet që të sfumojë edhe njërën ndër alibitë e përmendura shpesh nga disa forca politike sipas të cilave vetë Kodi Zgjedhor lë shteg për nje proces zgjedhor të deformuar.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›