E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundoi sot greva e tetraplegjikëve

Tetraplegjikët ndërprenë sot grevën e nisur pesë ditë më parë në ambientet e shoqatës së tyre, pas takimit të mbrëmshëm që patën me me Ministrin e Punës, Anastas Duro, Ministren e Integrimit, Majlinda Bregu dhe Ministren e Shëndetësisë, Anila Godo, nga ku u negociua për zgjidhjen e disa prej kërkesave. Nëpërmjet kësaj greve, kategoria e tetraplegjikëve i kërkoi Qeverisë dhe institucioneve të tjera përgjegjëse, realizimin e katër kërkesave të tyre jetike, të cilat kanë të bëjnë me rritjen e pagesës për paketën higjieno-sanitare, rritja e sasisë së karburantit që ata duhet të përfitojnë si dhe siguracione dhe pagë më të lartë për kujdestarët, personat që kujdesen për ta. Përfaqësuesit e grevës së tetraplegjikëve kanë kërkuar që paketa higjieno- sanitare të ketë një vlerë prej 30 mijë lekësh, nga 12 mijë lekë që është aktualisht, rritje të pagesave për karburantin, nga 7 mijë lekë në muaj, në 8 mijë lekë si dhe  kërkojnë ndryshime të pagës edhe për kujdestarët. Në vendin tonë numërohen rreth 2500 paraplegjikë dhe tetraplegjikë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›