INSTAT: Greqia është ndër partnerët kryesorë të vendit tonë në shkëmbimet tregtare

Gjatë muajit janar të vitit 2009, Greqia ka qënë ndër partnerët kryesore të vendit tonë në tregtinë e jashtme, sipas burimeve të Institutit të Statistikave (INSTAT). Gjatë janarit të 2009, shifra e importit me Greqinë ishte 4,920 miliardë lekë, duke qënë më e lartë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë (4,783 miliardë lekë). Ndërsa shifra e eksportit ishte 495 milion lekë, duke qënë më e ulët se ajo e të njëjtit muaj të një viti më parë. Sipas të njëjtave burime, grupmallrat kryesore të importit gjatë janarit 2009 ishin minerale, lëndë djegëse, energji elektrike me 2,160 miliardë lekë, materiale ndërtimi e metale me 794 milion lekë, ushqime, pije, duhan me 747 milion lekë etj. Ndërsa për eksportin, grupmallrat kryesore ishin tekstile e këpucë me 288 milion lekë, materiale ndërtimi e metale me 57 milion lekë, prodhime druri dhe letre me 45 milion lekë etj. Gjatë vitit 2008, në treguesin e importit, Greqia realizoi shifrën e 64,266 miliadë lekë, ndërkohë që para një viti ky tregues ishte 55,040 miliardë lekë, duke qënë pas Italisë, që mban vendin e parë në tregtinë e jashtme me vendin tonë. Ndërsa për eksportet, gjatë vitit 2008 Greqia realizoi shifrën e 9,896 miliardë lekë, nga 8,092 miliardë lekë që ishte kjo shifër në 2007, duke qënë përsëri pas Italisë, që mban vendin e parë edhe në këtë tregues.
...