E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reformat në arsim, një ndër kartat më të forta të së djathtës në fushatë

PS dhe LSI premtojnë se do realizojnë ato që mazhoranca i ka bërë tashmë realitet

TIRANE - Dy drejtuesit e koalicioneve opozitare, Edi Rama dhe Ilir Meta kanë përzgjedhur festën e mësuesit për të prezantuar programet e tyre mbi sektorin e arsimit. Nga qyteti i Korçës, kryesocialisti Edi Rama ka përcaktuar disa nga prioritetet e PS-së si krijimin e një modeli të vetëm të arsimit shqiptar, përafrimin e tij, me modelet evropiane dhe unifikimin e një modeli të vetëm arsimor me Kosovën. Rama vuri në dukje si një tjetër prioritet të partisë që drejton problemin e përdorimit të efektshëm të burimeve njerëzore e financiare përmes riorganizimit të shpërndarjes së rrjetit shkollor. “
Ndërkaq kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka qenë dje më konkrete në premtimet e tij për arsimin ndonëse një pjesë e mirë e tyre po plotësohen nga mazhoranca aktuale. “Për ne reforma në arsim do të jetë në funksion të punësimit, në mënyrë që shkolla jonë të përgatisë njerëz të aftë të hyjnë me dinjitet dhe sa më shpejt në tregun e punës, për të gjithë kategoritë e profesioneve njëkohësisht si për nxënësit që mbarojnë arsimin e mesëm profesional të cilët duhet të kenë patjetër një profesion, që t’i krijohet mundësia të integrohen menjëherë në tregun punës”, u shpreh Meta.
E megjithatë shumica e këtyre premtimeve jo thjesht janë bërë 4 vite të shkuara nga e djathta që erdhi më pas në pushtet por janë bërë realitet përgjatë këtyre 3 viteve e gjysmë. Arritjet e shumta në sektorin e arsimit, si ristrukturimi i sistemit parauniversitar, matura shtetërore dhe liberalizimi i shkollës së lartë, informatizimi i të gjitha shkollave, pritet që të jenë ndër kartat më të forta të mazhorancës aktuale për tu kërkuar shqiptarëve një mandat të dytë qeverisës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›