E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Venecias Te nise urgjent puna per reformen zgjedhore

Tirane 25 tetor 2011 NOA - Delegacioni i perbashket i Komisionit te Venecias dhe OSBE-ODIHR pas perfundimit te takimeve me aktoret kryesore te politikes shqiptare kane bere thirrje per fillimin sa me pare te reformes zgjedhore. Gjate nje konference te shkurter per shtyp sekretari i Komisionit te Venecias Thomas Market konfirmoi gatishmerine per te kontribuar nepermjet rekomandimeve.
Jemi ketu per te kontribuar ne reformen zgjedhore ne Shqiperi. Tani duhet pare vetem perpara. Ne datat 16 ndash 17 dhjetor do te japim opinionin tone por disa perfundime jane gati tani. Se pari te nise puna dhe ngritja e nje Komisioni Parlamentar per reformen zgjedhore. Jemi optimiste qe gjithcka do te funksionoje. Nenvizoj se puna duhet te nise shpejt sepse keni nje numer te madh rekomandimesh. Kuvendi tani duhet te filloje te punoje mbi opinionion. Se dyti Ne jemi gati te punojme me komisionin Parlamentar. Por ne nuk punojme me partite politike. Jemi te gatshem te ofrojme keshilla dhe ekpertirzen e duhur tha perfaqesuesi i larte i Komisionit te Venecias.
Ndersa perfaqesuesi i OSBE/ODIHR tha se vizita e perbashket tregon gatishmerine per te ndihmuar Komsionin Parlamentar ne zbatimin e reformave.
a.q/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›