Pogradec babai vret me sepate djalin
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vërdovë të Pogradecit. Pas një konflikti, 72 vjeçari Njazi Kromollari, ka goditur në fillim me sopatë dhe mandej me thikë djalin e tij 25 vjeçar, Kudretin, derisa ky i fundit ka gjetur vdekjen në oborrin e shtëpisë.
Në momentin e krimit të pranishëm ishin nëna e djalit, vëllai i viktimës dhe gruaja e tij. Sipas banorëve të zonës, 25 vjeçari ishte konsumues i alkoolit dhe mungesa e të ardhurave kishte bërë që shpesh të ushtronte dhe dhunë fizike ndaj familjarëve.
Pas ngjarjes, 72 vjeçari, Njazi Kromollari është vetdorëzuar në polici. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe motivet e rrethanat e saj.