E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Imami vizite ne Komanden Supreme te NATO-s

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami zhvilloi një vizitë në Komandën Supreme të NATO-s, me ftesë të komandantit të kësaj komande, Xhejms Stavridis. Në takimin e tyre të gjatë, i cili u përqëndrua në forcat e armatosura, ministri Imami informoi Stavridis me reformat që ka ndërmarrë Shqipëria dhe theksoi se brenda 2013-ës, ushtria shqiptare do të jetë totalisht e modernizuar.

Mësohet se në takim u diskutua edhe mbi situatën delikate në veri të Kosovës. Stavridis theksoi se trupat e KFOR-it do të vazhdojnë të qëndrojnë në këtë pjesë të vendit për të garantuar sigurinë dhe qetësinë e qytetarëve. Vizita e ministrit të mbrojtjes, Arben Imami në Komandën më të lartë ushtarake të Aleancës, u bë pas ministerialit të mbrojtjes së të zhvilluar përgjatë dy ditëve në Bruksel.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›