“Vendi ka nevojë pёr kontributin dhe angazhimin e tё gjithё shqiptarёve”

Presidenti Nishani, takim me komunitetin shqiptar në Stamboll
Presidenti i Republikёs, Bujar Nishani mori pjesё nё darkёn e organizuar nga Shoqata e Vёllazёrisё Shqiptare pёr nder tё presidentёve tё Shqipёrisё dhe Kosovёs.
Nё fjalёn pёrshёndetёse drejtuar tё pranishmёve, Kreu i Shtetit shprehu konsideratёn e tij tё lartё pёr kontributin e kёsaj shoqate dhe të diasporёs shqiptare tё Turqisё nё forcimin e marrёdhёnieve ndёrmjet dy vendeve tona, nё ruajtjen dhe transmetimin e gjuhёs dhe kulturёs shqiptare tek brezat e rinj dhe, nё mёnyrё tё veçantё pёr rolin e tyre nё rritjen e ndjeshmёrisё sё opinionit publik dhe politikёs turke ndaj Kosovёs.
Dje, Presidenti Nishani u takua nё ambjentet e Hotel Ritz-Carlton nё Stamboll me njё pёrfaqёsi tё Shoqatёs Vёllazёria Shqiptare, tё kryesuar nga kryetari i saj, Halil Metin. Pasi shprehu kёnaqёsinё e tij tё veçantё pёr takimin me bashkёkombasit e tij nё Stamboll, Presidenti Nishani informoi tё pranishmit pёr Nismёn e Presidentit pёr krijimin e rrjetit ‘Miqtё e Shqipёrisё’, e cila synon mbajtjen e kontakteve me shqiptarёt kudo janё nё botё me qёllim shkёmbimin e mendimeve dhe informacionit pёr probleme tё ndryshme qё shqetёsojnё botёn shqiptare.
Kreu i Shtetit bёri njё ekspoze tё shkurtёr tё situatёs nё Shqipёri dhe i ftoi shqiptarёt e diasporёs tё jenё mё tё pranishёm nё Shqipёri, nё fushёn e kёrkimit shkencor, investime, etj, sepse, siç u shpreh Presidenti, “Shqipёria ka nevojё pёr kontributin dhe angazhimin e tё gjithё shqiptarёve kudo janё”.
Nga ana e tyre, pёrfaqёsuesit e Shoqatёs Vёllazёria Shqiptare, vlerёsuan zhvillimin dhe konsolidimin e Shqipёrisё dhe rolin e saj nё rajon, nё mёnyrё tё posaçme, kontributin e pazёvendёsueshёm pёr pavarёsinё dhe njohjen e shtetit tё Kosovёs.
Ata, gjithashtu nёnvizuan se Shqipёria e fortё e bёn mё tё fortё edhe diasporёn. Bashkёbiseduesit ndanё mendimin se takimet e kёtij lloji dhe komunikimi direkt ndihmojnё nё forcimin e lidhjeve dhe bashkёpunimin mё efikas ndёrmjet Shqipёrisё dhe diasporёs shqiptare.