Komisioni i ekonomisë diskuton ligjin për ndihmën shoqërore
Kur gjithnjë e më shumë po flitet për familjet që marrin ndihmë ekonomike në komisionin e punës çështjeve sociale dhe Shëndetësisë u deklarua se janë rreth 3 mijë familje që nuk duhet të merrin ndihmë sociale.
Zv.ministri i Punës Kastriot Sulka deklaroi se ndryshimet në projektligj kanë si synim pikërisht reduktimin e familjeve që marrin ndihmë në mënyrë abusive.
Ndërkohë që debate të ashpra ka shkatur në komision niveli i varfërisë. Sipas deputetit të opozitës Ilir Beqja shtrenjtimi i fundit i çmimeve ka përkeqësuar gjendjen e familjeve të varfra.
Ndryshimet në Projektligjin “për ndihmën dhe shërbimet shoqërore" ka si synim një kontroll më të mirë të numrit të familjeve që do të trajtohen me ndihmë ekonomike duke qenë se tashmë çdo gjë do të jetë në një regjistër elektronik.