E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi inspekton punimet e rrugës së Arbërit

Së shpejti pritet që të fillojë puna në dy segmente të rëndësishem të rrugës së Arbërit dhe në disa projekte të tjera në rrethet Dibër dhe Mat.

Ministri i Punëve Publike dhe i Transporteve Sokol Olldashi gjatë inspektimit të këtyre punimeve deklaroi se Rruga e Arbërit është një ndër artetriet kryesore të rrjetit rrugor kombëtar e cila do të mundësoj lidhjen e Tiranës me zonën Veri-Lindore të vendit.

Ndërkohë që në rrethet Dibër dhe Mat do të ndërrtohen pothuajse të gjitha akset kryesore në këto rrethe.

Një tjetër projekti i rëndësishëm i cili pritet të filloj së shpejti sipas ministrit Olldashi është edhe ndërtimi i urës se Matit me një vlerë 235 milion lekë.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›