E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës/ Ndalohen 4 kosovarë,tentuan kalim ilegal të kufirit

Tentativa për kalim të kufirit me dokumente të falsifikuara ka çuar në prangat e policisë së Durrësit 4 shtetas kosovarë, gjatë fundjavës.
Në pranga ka përfunduar Xhevdet Berisha, banues në Podujevë. Ai tentoi të kalojë kufirin në mënyrë të paligjshme, duke paraqitur një pasaportë jugosllave, me vizë sllovene. Por dyshimi për falsitetin e pasaportës ka ccuar në arrestimin e kosovarit
Në prangat e policisë së Durrësit ka përfunduar 28-vjeçari Gjelal Elezi, lindur dhe banues në Kaçanik.
Ai u kap në flagrancë pasi ka tentuar të kalojë kufirin në mënyrë të paligjshme duke paraqitur para kontrollit të policisë një riçevutë poste italiane në emër të tij, e cila dyshohet se është e falsifikuar.
Kosovari i tretë i arrestuar në portin e Durrësit për tentativë të paligjshme të kalimit të kufirit është 18-vjeçari Sokol Zymberaj, nga Istogu.
Ai tentoi të kalojë kufirin me një pasaportë zviceriane, e cila dyshohet se ishte e falsifikuar.
Ndërsa kosovari i fundit i kapur në flagrancë për kalim të paligjshëm kufiri është Mon Sadiku. 44 vjeçari banues në Gjakovë, tentoi të kalojë kufirin me një pasaportë jugosllave në emër të Mehmet Shalës, me të cilin kishte ngjashmëri fizike.
Për të katër kosovarët, policia ka sekuestruar dokumentet, ndërsa do të akuzohen për "Falsifikim të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›