E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni i ligjeve çon dy emra në Parlament për kreun e KQZ-së

04-10-2012 / Gazeta 55

PS skualifikon dy nga katër kandidaturat

Komisioni i ligjeve çon dy emra në Parlament për kreun e KQZ-së që janë Marsida Xhaferllari dhe Lefterie Lleshi. Në mbjedhjen e sotme të këtij komisioni opozita ka skualifikuar dy kandidaturat e tjera Endrit Reka dhe Haki Mustafa.
Deputeti socialist Pandeli Majko dhe njëkohësisht anëtar i Komisionit parlamentar të Ligjeve, ka bërë me dije se opozita, në bazë të ligjit, ka eliminuar Endrit Rekën dhe Haki Mustafën nga gara për kryetar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Pas kësaj faze, dy kandidaturat që pritet të shkojnë për votim në Kuvend, janë Marsida Xhaferllari dhe Lefterie Lleshi.
Komisioni i ligjeve përzgjodhi dje katër kandidaturat finale për kreun e KQZ-së të cilët janë, Marsida Xhaferllari, Lefterie Lleshi, Endrit Reka dhe Haki Mustafa, ku për dy të fundit Partia Socialiste deklaroi se janë automatikisht të skualifikuar pasi nuk përmbushin kriteret ligjore për tu bërë pjesë e kësaj gare.
Në bazë të kodit elektoral opozita ka të drejtën e skualifikimit të dy kandidatëve dhe në kushtet kur janë katër më të votuarit automatikisht 2 të tjerët i drejtohen seancës për votim.
Kryetari i ri i KQZ-së gjatë votimit duhet të marrë të paktën 71 vota në Parlament për t`iu votëbesuar më pas administrimi i zgjedhjeve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›