Ish të dënuarit, kësti 2 i dëmshpërblimit më 26 mars
TIRANE- Kësti i dytë i dëmshpërblimit për ish të dënuarit politikë të regjimit komunist fillon me 26 mars.
Vendimi eshte marre ne mbledhjen e sotme te qeverise, gjate se ciles kryeministri Berisha deklaroi se me kete vendim dynohet përmbushja me seriozitet, në kohë dhe me cilësi, i detyrimit që qeveria shqiptare ka ndërmarre për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve të regjimit komunist.
Në kuadër të skemës së miratuar, afati i shpërndarjes së fondeve të dëmshpërblimit, është llogaritur që për këstin e dytë të fillojë pas përfundimit të miratimit të plotë të dëmshpërblimit për të gjithë ish të përndjekurit politikë.
Ky proces është tashmë drejt finalizimit dhe pritet shpërndarja e këstit të dytë të dëmshpërblimit për kategoritë e të dënuarve me burgim, si dhe për familjarët e viktimave të ekzekutuara, me vendim gjyqësor apo urdhër tjetër
Duke folur për këtë vendim, Kryeministri Berisha qartësoi se nuk do të shpërblehen ata persona që vërtetohen që kanë qene bashkëpunëtorë me pushtuesit.