Nxjerrja e të dhënave, zyrtari humb punën e tre vite burg
Ashtu si në të gjithë botën, edhe në Shqipëri cilido që do të shkelë të dhënat personale të një individi nuk do të ketë më të drejtë të ushtrojë funksione publike dhe do të dënohet 3 deri në 8 vite burg. Heqja e lirisë do të jetë edhe për ata që shkelin konfidencialitetin për shkak të detyrës, ose ata idividë që publikojnë ose përhapin të dhënat personale të një individi.
Kjo është është propozuar si shtesë në kodin penal, i cili u miratua në Parlament nga Komisionerja për Mbrotjen e të Dhënave Personale. Komsionerja, Flora Cabej, thotë se është e nevojshme të respektohen të dhënat personale.
Nga komisionerja janë bërë edhe propozime në kodin civil. Referuar rasteve të shumta kur në media dalin materiale, dokumente apo portrete të personave te cilët nuk jetojnë më, në këtë rast, sipas propozimit materialet duhet të dalin vetëm kur i afërmi jep pëlqime, në rast se ndodh e kundërta do të ketë penalitete.