Komisioni i ligjeve diskuton per anetaret e Gjykates Kushtetuese dhe Gjykates se Larte
Komisioni i Ligjeve vuri në zbatim vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dekretet e Presidentit të Republikës për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe anëtarët e Gjykatës së Lartë.
Pasi Gjykata Kushtetuese bëri të qartë se neni 125 i ligjit themelor të shtetit i lejon Kuvendit të zgjedhë vetëm njërin nga 4 dekretet që Presidenti ka dërguar në Kuvend, në mënyrë që të garantohet përtëritja e gjykatës me jo më shumë se 1/3 e anëtarëve, çdo tre vjet, Komisioni vendosi të kalonte për miratim në seancë Fatmir Hoxhën, raporti për të cilin kishte marrë që në 1 nëntor 2010 pëlqimin e deputeteve të ligjeve.
Tre kandidaturat e tjera që ishin rrezuar në komision kryetarja e Kuvendit Topalli pritet t’ia kthejë mbrapsht Presidentit Topi.
Ata janë Ardjan Leka, Artan Hoxhës dhe Edlira Jorgaqi. Po ashtu Komisioni i Ligjeve rrëzoi kandidaturën e Manjola Bejlerit për anëtare të Gjykatës së Lartë, duke kaluar për miratim në seance Edmond Islamajn dhe Shkelezen Selimin.
Vendimmarrja e sotme e Komisionit të Ligjeve shkon në linjë me procesin e nisur që në verë nga mazhoranca, kur filloi përzgjedhja e anëtarëve të rinj të gjykatave. Ky proces u aprovua nga Gjykata Kushtetues, e cila i rinjohu Kuvendit gjithashtu të drejtën ekskluzive të shqyrtimit, jo vetëm të kritereve formale të kandidateve, por edhe të meritës së secilit që aspiron te shkallët më të larta të gjyqësorit shqiptar.