E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Vendimi i Kolegjit respekton voten e qytetareve

Kreu i LSI-së, Ilir Meta ka deklaruar sot se ka mirëpritur dhe respekton vendimin e Kolegjit Zgjedhor, për numërimin e çdo vote të kontestuar Ai tha se ndonëse do të donte që procesi të ish mbyllur, pasi njerëzit janë lodhur nga pritja, vendimi i Kolegjit tregon se çdo vote të qytetarëve po numërohet me transparencë.

“Dua të përgëzoj Kolegjin Zgjedhor për vendimin e djeshëm, i cili edhe se nuk ishte më i dëshiruari, të paktën për mua, përsëri absolutisht ishte një vendim i drejtë, i logjikshëm e shumë parimor. Ky vendim, i cili jo vetëm respekton votën e çdo shqiptari, por i hap rrugën edhe transparencës së zgjedhjeve, standard ky që s’është arritur asnjëherë”, deklaroi Meta.

Me tej ai tha se “Do të donim që kjo çështje të kishte përfunduar që dje, por jam i bindur se në rrethanat që janë zhvilluar këto zgjedhje, por edhe në rrethanat që kemi një diferencë të ngushtë votash mes kandidatëve, transparenca e plotë dhe maksimale, është e mirëpritur dhe është e domosdoshme. Jo vetëm për të mbyllur kapitullin e kontestimeve, por edhe për të vendosur një standard të transparencës së zgjedhjeve”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›