Shumica kalon dekretin e Topit për kreun e BSH-së

Shumica në komisionin parlamentar të ekonomisë ka kaluar vetëm me votat e saj dekretin e presidentit Topi për të emëruar Ardian Fullanin për një mandate të dytë në krye të Bankës së Shqipërisë.
Deputetët e majtë në komision e ekonomiës nuk e votuan kandidaturën e Fullanit duke kërkuar që ai të ishte i pranishëm në komision.
Më herët kreu i selisë rozë e ka kundërshtuar kandidaturën e Fullanit në krye të Bankës së Shqipërisë, duke theksuar se mundësia e një mandati të dytë për zotin Fullani, është pamundësi për të riparuar dëmet e konsiderueshme të mandatit të tij të parë.
Por, miratimi i dekretit të Presidentit kërkon një shumicë të thjeshtë prej 71 votash në Kuvend, dhe kështu vetëm me votat e mazhorancës Ardian Fullani do të rizgjidhet sërish si Guvernator i BSH-së.
Ardian Fullani, është njëri nga tre emrat e propozuar nga kryeministri si anëtar për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, një kandidaturë e miratuar mandej në Parlament.