E Shtunë, 31 Tetor 2026

Totozani: Të angazhohemi për luftimin e gjakmarrjes

Institucioni i Avokatit të Popullit shpreh shqetësim të thellë për ngjarjet e ditëve të fundit që lidhen me disa episode të rënda që kanë për motiv gjakmarrjen. Përmes një deklarate për shtyp Avokati i Popullit shprehet se e konsideron luftën kundër fenomenit të gjakmarrjes dhe devijacioneve kriminale me të njëjtin motiv, si një nga prioritetet më të rëndësishme të punës së tij.
 

“Avokati i Popullit po ndërmerr ditët e fundit disa iniciativa për sensibilizimin e shoqërisë mbi problematikën e rëndë e të shtuar të gjakmarrjes, iniciativa këto që do jenë pjesë e axhendës dhe në muajt në vijim. Në kuadër të këtyre zhvillimeve shërbeu dhe vizita e fundit e Avokatit të Popullit në qytetin e Shkodrës”-thuhet në deklaratë.
 

Avokati i Popullit fton të gjithë institucionet përgjegjëse në veprime të përbashkëta, duke konsideruar se episodet e rënda dhe të njëpasnjëshme të javëve të fundit me motiv gjakmarrjen janë një apel i qartë për reagime të vendosura dhe të njëkohshme të të gjithë aktorëve shtetërorë dhe të shoqërisë civile.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›