E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni parlamentar diskutoi përfaqësimin reciprok

Në Komisionin parlamentar për punë të jashtme është diskutuar për inicimin e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës e Shqipërisë, për përfaqësim reciprok.
 

Kryesuesi i këtij komisioni, Albin Kurti, theksoi se “gjithsesi ka vend për një memorandum midis Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ) të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, ku specifikohen mbrojtja dhe përfaqësimi i interesave të ndërsjellta në botën diplomatike”.
 

Anëtarët e pranishëm në mbledhjen e së mërkurës, njëzëri u pajtuan që MPJ-së të Kosovës t`i rekomandohet angazhimi për një marrëveshje të tillë me Shqipërinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›