E Diel, 1 Nëntor 2026

MPJ Kosovë, evakuohen dy grupe të shtetasve nga Siria

Dy grupe me nga 19 qytetarë të Kosovës, do të evakuohen nga Damasku (Siri), në datën 29 prill 2011, kjo pas përkeqësimit të situatës në këtë shtet, për shkak të trazirave politike dhe paralajmërimeve për protesta të reja masive.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, me ndihmën e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Turqi, ka lidhur kontaktet me qytetarët kosovarë që gjenden në Siri, duke bërë të mundur evidentimin dhe planifikimin e evakuimit të tyre në Kosovë.
Në njoftimin për shtyp thuhet se qytetarët e Kosovës do të evakuohen nga Damasku në dy grupe të ndara.
 

Grupi i parë parashikohet të arrijë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, në 28 prill 2011, në orën 13:40, ndërsa grupi i dytë do të arrijë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, në datën 29 prill 2011, në orën 13:40.
 

MPJ i bën thirrje të gjithë shtetasve kosovarë që të mos udhëtojnë për në Siri, ndërsa qytetarët e Kosovës që gjenden në territorin e këtij shteti, të largohen nga zonat e rrezikshme, deri sa gjendja e sigurisë në këtë shtet të përmirësohet.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›