E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, qeveria “Monti” bën betimin. Kabineti i ri, më pak politikanë, më shumë profesionistë e teknicienë

16-11-2011 / Gazeta 55

Ambasadori italian në SHBA, Giulio Terzi di Sant’Agata emërohet Ministër i Jashtëm -  Komandati i NATO-s në Afganistan, Giampaolo Di Paola do jetë ministër i Mbrojtjes

Qeveria e re italiane drejtuar nga Mario Monti bëri betimin në presidencën e Republikës, para presidentit Giorgio Napolitano duke u betuar mbi Kushtetutën se do t’i shërbejë vendit dhe do të respektojë ligjet. Monti paraqiti në mesditë qeverinë e tij të re të përbërë nga “teknokratët”, kryesisht teknicienë të fushave të ndryshme.
Nga 17 ministrat që përbëjnë qeverinë e re duke përfshirë dhe Montin, dy prej tyre nuk ishin të pranishëm, shefi i diplomacisë, Giulio Terzi di Sant’Agata, për shkak të mungesës së kohës për t’u kthyer nga Uashingtoni ku ai ishte ambasador dhe ministri i Mbrojtjes, Giampaolo Di Paola, i cili ndodhej në Afganistan në një mision të NATO-s.
Pas kësaj ceremonie solemne, ekzekutivi i ri do të transferohet në “Palazzo Chigi”, selia e qeverisë, për kalimin e pushteteve me Silvio Berlusconin, i cili do të ndjekë këshillin e parë të ministrave.
Monti do të shkojë nesër në Senat për të paraqitur programin e qeverisë së tij dhe votëbesimi i Dhomës së lartë të Parlamentit është parashikuar në mbrëmje.

Kabineti “Monti”

Qeveria e re italiane e drejtuar nga kryeministri, Mario Monti përbëhet nga 17 ministra, ku bën pjesë dhe ai vetë:

- Kryeministër dhe Ministër i Ekonomisë: Mario Monti

- Ministrat me portofol:

- Ministri i Punëve të Jashtme: Giulio Terzi di Sant’Agata

- Ministri i Brendshëm: Anna Maria Cancellieri

- Ministri i Drejtësisë: Paola Severino

- Ministri i Mbrojtjes: Giampaolo Di Paola

- Ministri i Zhvillimit Infrastrukturave dhe Transporteve: Corrado Passera

- Ministri i Bujqësisë: Mario Catania

- Ministri i Mjedisit: Corrado Clini

- Ministri i Punës dhe Politikave Sociale: Elsa Fornero

- Ministri i Shëndetësisë: Renato Balduzzi

- Ministri i Arsimit Universitetit dhe Studimeve: Francesco Profumo

- Ministri i Kulturës: Lorenzo Ornaghi

- Ministrat pa portofol:

- Ministri i Çështjeve Evropiane: Enzo Moavero Milanesi

- Ministri i Turizmit dhe Sporteve: Piero Gnudi

- Ministri i Kohezionit Territorial: Fabrizio Barca

- Ministri i Marrëdhënieve me Parlamentin: Piero Giarda

- Ministri i Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Integrimit: Andrea Riccardi

Qeveria do të kompletohet me emërimin e zëvendësministrave dhe sekretarëve të Shtetit, ndërkohë që Antonio Catricala, emëruar tashmë sekretar shteti në presidencën e Këshillit, një post kyç, do të ketë ndoshta edhe titullin e kontrollit të shërbimeve sekrete.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›