E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, mazhoranca merr Këshillin e Qarkut – Artur Shehu fiton me 54 vota “pro”

16-11-2011 / Gazeta 55

Humbje e thellë e socialistëve në të gjithë qarqet e vendit. Nga 12 të tillë, kontrollon vetëm 1


Këshilli i qarkut të Fierit zgjodhi sot në krye të tij përfaqësuesin e “Aleancës për Qytetarin”, Artur Shehu, i cili do ta drejtojë atë për një mandate 4 – vjeçar. Në mbledhjen e zhvilluar sot gjatë paradites, me 54 vota “pro” nga 96 anëtarë që ka Këshilli, pas procesit të numërimit të votave, rezultoi që për katër vitet e ardhshme, në krye të këtij këshilli të jetë përfaqësuesi i “Aleancës për Qytetarin”, Artur Shehu. 


Në një deklaratë të tij për mediat, kreu i ri i këshillit të Qarkut Fier, Artur Shehu tha se gjatë drejtimit të këtij institucioni nga ana e tij, do të ketë bashkëpunim institucional me të gjithë aktorët dhe faktorët e zhvillimit dhe motoja e tij e punës do jetë toleranca, bashkëpunimi dhe mirëkuptimi, i mbështetur në ligj. Të pranishëm gjatë votimit të tij ishin vetëm këshilltarët e Aleancës për Qytetarin, ndërsa ata të “Aleanca për të Ardhmen”, e quajtën mbledhjen të jashtëligjshme. Më herët, gjatë paradites, socialistët e Fierit kanë reaguar ndaj mbledhjes së Këshillit të Qarkut Fier, madje edhe kanë bllokuar ambientet ku do zhvillohej mbledhja.


Nga konstituimi i 12 qarqeve në gjithë vendin, “Aleanca për Qytetarin” ka arritur të fitojë shumicën në 11-të prej tyre, ndërsa vetëm qarku i Gjirokastrës është fituar nga kandidati socialist. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›