Komisioni parlamentar për Ekonominë dhe Financat shqyrtoi sot Raportin e Bankës së Shqipërisë për vitin 2009.
Komisioni parlamentar për Ekonominë dhe Financat shqyrtoi sot Raportin e Bankës së Shqipërisë për veprimtarinë e vitit 2009.
Raporti u prezantua nga Guvernatori Adrian Fulllani, i cili bëri një analizë të treguesve monetare, ecurisë së politikave bankare, nivelit të inflacionit, borxhit publik dhe raporteve makroekonomikë, gjatë viti të kaluar. Zoti Fullani theksoi gjatë fjalës së tij se, pamvarësisht që 2009 ishte viti më i vështirë i krizësfinaciare globale-, Shqipëria tregoi një performancë të mirë të ekonomisë së saj, falë ndërhyrjes në kohë dhe në cilësi, edhe të politikave stabilizuese të Bankës së Shtetit.
Raporti i këtij institucioni evidenton ndër të tjera dhe disa probleme ekonomike e pasoja që pati Shqipëria nga kriza botërore, si ulja e të ardhurave të emigrantëve etj, Në hapje të diskutime e mori fjalën relatori për raportin e Bankës së Shqipërisë, deputeti Selami Xhepa, i cili evidentoi se viti 2009 ishte viti i sfidave dhe i kërcënimeve të mëdha për ekonominë botërore, por Shqipëria ishte ndër të pakta vende, që pati rritje ekonomike pozitive dhe stabilitet të treguesve ekonomiko financiarë, për shkak të reformave dhe zbatimit të një doktrine të suksesshme ekonomike të qeverisë dhe institucioneve të kësaj fushe.
"Shqipëria u ndikua nga kriza globale, por nuk u përfshi në të.-tha deputeti Xhepa, i cili theksoi se dhe Banka e Shqipërisë me politikat e saj në ruajtjen e nivelit të inflacionit, interesit të depozitave, raportet ekuilibruese në këmbimin valutor, ka luajtur një rol të rëndësishëm në stabilitetin makroekonomik. Në të njëjtin qëndrim ishin dhe anëtarët e komisionit dhe kryetari Edmond Spaho, i cili vlerësoi ndërhyrjen efikase të Bankës së Shqipërisë në zhvillimet financiare në vend gjatë 2009. Më tej deputetët i drejtuan Guvernatorit të Bankës një sërë pyetjesh që kishin të bënin me çështje si: nevoja e transparencës në transaksionet financiare të bankave të nivelit të dytë, interesat e depozitave, harmonizimi i politikave monetare me ato fiskale, rëndësia e kreditimit në monedhën vendase LEK, mbajtja nën kontroll e inflacionit dhe sjelljet ndaj borxhit të brendshëm.
Në mbledhjen e ardhshme, Komisioni i Ekonomisë dhe Financat do të dalë me një projektrezolutë për Raportin e Bankës së Shtetit për vitin 2009.