E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni për Çështjet Ligjore miraton 26 kandidatë për postin e Avokatit të Popullit

Lista përfshin 26 kandidatë, të cilët, sipas Komisionit, plotësojnë kriteret kushtetuese, ligjore dhe të meritokracisë.

Hapi i ardhshëm është shqyrtimi i listës nga grupet parlamentare dhe deputetët e pavarur. Secili prej kandidatëve tani duhet të sigurojë mbështetjen me firmë të të paktën 28 deputetëve për të vazhduar garën.

Vetëm kandidaturat që arrijnë të sigurojnë 28 firmat mbështetëse do të kalojnë në shqyrtim dhe votim final në seancën plenare.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›