E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni Parlamentar për Sigurinë Kombëtare miraton dy marrëveshjet që përmbushin detyrimet e Shqipërisë ndaj anëtarësimit në NATO

Me miratimin e dy projektligjeve përkatësisht Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen e NATO-s Për komunikimin e informacionit teknik për qëllime të mbrojtjes si dhe projektligjin Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen për mbrojtjen e ndërsjelltë të teknologjive sekrete në fushën e mbrojtjes dhe për të cilat është bërë aplikimi i patentës, nga Komisioni i Sigurisë, merr fund miratimi i këtyre marrëveshjeje në komisione, duke i kaluar ato për miratim, në seancë plenare. Ekspertë të Ministrisë së Mbrojtjes njohën anëtarët e komisionit me përmbajtjen dhe qëllimin e dy marrëveshjeve, kryefjala e të cilave, ishte vullneti i shtetit shqiptar për të zbatuar dhe plotësuar çdo detyrim që rrjedh nga anëtarësimi i vendit në Aleancën Euroatlantike të Veriut. Dy marrëveshjet në fjalë gjetën mbështetjen e deputetëve të opozitës dhe mazhorancës, të cilët me shumicë votash i miratuan ato. Ndërkohë që me konsensusin e të dyja palëve, marrëveshjet janë miratuar edhe në Komisionin e Çështjeve Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, si dhe në Komisionin për Politikën e Jashtme.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›