VENDIM PËR HAPJEN E PROGRAMEVE TË REJA TË STUDIMEVE NË SHKOLLËN E LARTË PRIVATE “UFO UNIVERSITY”, TIRANË
V E N D I M
PëR
HAPJEN E PROGRAMEVE Të REJA Të STUDIMEVE Në SHKOLLëN E LARTë PRIVATE “UFO UNIVERSITY”, TIRANë
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4, pika 2, 43, 44 e 45, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Hapjen, në shkollën e lartë private “UFO University”, Tiranë, të programit të studimit të ciklit të parë, në formën e studimeve me kohë të plotë, në “Menaxhim biznesi”.
2. Ky program studimi i ciklit të parë realizohet me 180 kredite dhe kohëzgjatja normale e tij është 3 (tri) vite akademike. Në përfundim të programit të studimit lëshohet “Diplomë e nivelit të parë” (DNP), në “Menaxhim biznesi”.
3. Hapjen, në shkollën e lartë private “UFO University”, Tiranë, të programit të studimit të ciklit të dytë, në “Shkenca juridike”, në formën e studimeve me kohë të plotë, me këto profile:
a) Marrëdhënie ndërkombëtare;
b) E drejtë publike dhe administrative;
c) E drejtë private;
ç) E drejtë ndërkombëtare dhe Bashkimi Europian;
d) E drejtë penale.
4. Këto programe studimesh të ciklit të dytë realizohen me 120 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është 2 (dy) vite akademike. Në përfundim të programeve të studimeve lëshohet “Diplomë e nivelit të dytë” (DND), në “Shkenca juridike”, në profilet:
a) Marrëdhënie ndërkombëtare;
b) E drejtë publike dhe administrative;
c) E drejtë private;
ç) E drejtë ndërkombëtare dhe Bashkimi Europian;
d) E drejtë penale.
5. Shkolla e lartë private “UFO University”, Tiranë, ta fillojë veprimtarinë mësimore për programet e studimeve, të përcaktuara në pikat 1 e 3, të këtij vendimi, pasi të ketë marrë, jo më vonë se tri javë para fillimit të vitit akademik, lejen përkatëse nga ministri i Arsimit dhe Shkencës.
6. Shkolla e lartë private “UFO University”, Tiranë, duhet t’i nënshtrohet procesit të akreditimit të programeve të studimit, brenda afateve të përcaktuara në ligjin në fuqi.
7. Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës për kontrollin periodik të ligjshmërisë në institucion dhe për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
26/05/2010