VENDIM PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E TË VITIT 2010, MIRATUAR PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË, PËR MBULIMIN E PJESSHËM TË SHPENZIMEVE TË KURIMIT TË Z. ZEF PRENDI, NË SPITALIN AMERIKAN, TIRANË
V E N D I M
PëR
NJë SHTESë FONDI Në BUXHETIN E Të VITIT 2010, MIRATUAR PëR MINISTRINë E SHëNDETëSISë, PëR MBULIMIN E PJESSHëM Të SHPENZIMEVE Të KURIMIT Të Z. ZEF PRENDI, Në SPITALIN AMERIKAN, TIRANë
Nё mbёshtetje tё nenit 100 tё Kushtetutёs, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të ligjit nr.10190, datë 26.11.2009, “Për buxhetin e vitit 2010”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ministrisë së Shëndetësisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2010, zëri “Shpenzime operative”, t’i shtohet fondi prej 1 200 000 lekë (një milion e dyqind mijë) lekësh, për mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve të kurimit të z. Zef Prendi, në Spitalin Amerikan, Tiranë.
2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit.
3. Pagesa të bëhet pas paraqitjes së faturave origjinale të institucionit shëndetësor të kurimit.
4. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
26/05/2010