E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik miraton në parim projektligjin Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007 Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar

Komisioni për Edukimin zhvilloi sot seanca dëgjimore me Ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, si dhe me disa rektorë të universitetëve në lidhje me ndryshimet në ligjin Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë.

Ministri Tafaj, duke shpjeguar për anëtarët e Komisionit synimin kryesor të ndryshimeve të propozuara, theksoi së pari se arsimi i lartë është në ndryshim dinamik jo vetëm në Shqipëri. Amendimet e paraqitura garantojnë thellimin e reformave dhe ndihmojnë në përshtatjen e ligjit me problematikën e hasur gjatë zbatimit në praktikë. Zoti Tafaj theksoi se ndryshimet në ligj mbështesin thellimin e reformës së nisur prej disa vitesh tashmë. Më tej, Ministri i Arsimit theksoi se drafti i paraqitur i është nënshtruar një debati gjithëpërfshirës me studentë dhe pedagogë me të cilët është diskutuar hapur në lidhje me ciklet e studimit dhe sfidat. Në lidhje me decentralizimin, zoti Tafaj theksoi se niveli i autonomisë së universiteteve në Shqipëri është në nivele reale, duke pasur parasysh kushtet e vendit. ndryshimet forcojnë autonominë e universiteteve, duke sjellë si shembull faktin që përcaktimi i personelit është një çështje tërësisht në dorë të universiteteve. Lidhur me të drejtat e studentëve dhe nivelet e krediteve, Ministri i Arsimit sqaroi se dispozitat kalimtare të parashikuara në projektligj ofrojnë zgjidhje që bëjnë të mundur që asnjë përpjekje dhe asnjë orë mësimi e kryer të mos shkojë dëm për asnjë student. Përsa i takon propozimit të Ministrisë për vendosjen e tesit TOEFL për njohuritë e gjuhës angleze si kriter pranimi në master, zoti Tafaj sqaroi se ky lloj testimi do të bëhet nëpërmjet universiteteve shqiptare. Qëllimi i këtij propozimi sipas Ministrit është futja e standardeve të reja në master, të cilat do të shërbejnë për studimet e mëvonshme, në nivel doktorature.

Në vijim, Komisioni për Edukimin zhvilloi seancë dëgjimore me rektorë të univeristeteve në lidhje me ndryshimet e parashikuara në ligjin për arsimin e lartë.

Pas diskutimeve, Komisioni e miratoi në parim projektligjin Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007 Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar.


var js_search_kriteria_more_than_mesg = "Ju lutem jepni një fjalë me më shumë se dy karaktere"; var tp = "k=255"; var pub_path = "/"; var search_mode = ""; GO Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://www.parlament.al/media/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›