Komisioni për Çështje Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut miraton në parim disa ndryshime në ligjin nr.9235, datë 29.7.2004 "Për kthimin dhe kompensimin e pronës
Komisioni i Ligjeve u njoh sot me disa ndryshime të bëra në ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronës, i propozuar nga deputeti Enkelejd Alibeaj i cili vlerësoi se procesi i kthimit dhe kompensimit të pronave paraqet rëndësi madhore në kuadër të reformës pronësore si dhe zhvillimit ekonomik të vendit. Alibeaj tha se ndryshimet e propozuara synojnë përcaktimin e kritereve dhe procedurave për rishikimin e vendimeve që kanë marrë formë të prerë nga ish-zyrat rajonale të AKKP që qark, të ish-komisioneve vendore për kthimin dhe kompensimin e pronave, si dhe ish-komisioneve të rretheve ose bashkive për kthimin ose kompensimin e pronave të ish-pronarëve.
Gjatë seancës, deputetët e opozitës dhe mazhorancës drejtuan pyetje të ndryshme lidhur me ndryshimet e bëra në këtë projektligj lidhur me rishikimin e vendimeve, afati i paraqitjes së kërkesës, procedura e verifikimit paraprak etj.
Sipas propozimeve të bëra, kërkesat për rishikim mund të paraqiten vetëm kundër vendimeve të ish-zyrave rajonale të AKKP në qark, të ish-komisioneve vendore për kthimin dhe kompensimin e pronave si dhe ish-komisioneve të rretheve ose bashkive për kthimin ose kompensimin e pronave të ish-pronarëve, të cilat nuk janë duke u shqyrtuar në themel ne gjykatë apo për të cilat gjykata nuk është dhënë vendim themeli të formës së prerë.
Pas diskutimeve përkatëse mbi ndryshimet e propozuara, anëtarët e komisionit miratuan në parim projektligjin duke vendosur shqyrtimin e tij nen për nen në mbledhjen e radhës.
Ndërkohë që gjatë mbledhjes së sotme, anëtarët e komisonit të ligjeve shqyrtuan dhe miratuan dy projektligje të tjera atë Për Pajisjen e Shtetasve Shqiptarë me Pasaportë për Jashtë Shtetit si dhe projektligjin Për Ratifikimin e Marrëveshjes, ndërmjet Shteteve Palë në Traktatin e Atlantikut të Veriut, për Bashkëpunimin e Informacionit Atomik
var js_search_kriteria_more_than_mesg = "Ju lutem jepni një fjalë me më shumë se dy karaktere"; var tp = "k=255"; var pub_path = "/"; var search_mode = ""; GO Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://www.parlament.al/media/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player.