E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Ligjeve vijon diskutimet lidhur me projektligjin Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr 9235 date 29.7.2004 për "Kthimin dhe Kompensimin e Pronave"i ndryshuar

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut vijoi sot diskutimet lidhur me projektligjin Për disa shtesa dhe ndryshimene ligjin nr 9235 date 29.7.2004 per "Kthimin dhe Kompensimin e Pronave"i ndryshuar.

Në mbledhjen e sotme, anëtarët e komisionit të ligjeve zhvilluan një seancë dëgjimore me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Kthimit dhe kompensimit të Pronave, me një përfaqësuese të Ministrisë së Drejtësisë dhe me komisionerin e Avokatit të Popullit.

Deputetët pyetën të pranishmit në lidhje me ndryshimet në ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronave të propozuar nga deputeti Enkelejd Alibeaj lidhur me risitë që sjell ky ligj në kuadër të reformës në drejtësi.

Drejtori i AKKP si dhe përfaqësuesja e Ministrisë së Drejtësisë e vlerësuan këtë projektligj si shumë të rëndësishëm ndërsa theksuan se këto ndryshime japin një siguri ligjore për rishikimin e vendimeve të ish agjencive rajonale dhe ish komisioneve të kthimit dhe kompensimit të pronave.

Deputetët e opozitës shprehën mendimin e tyre ndryshe në lidhje me ndryshimet e propozuara nga dpeuteti Alibeaj lidhur me procesin e kthimit dhe kompensimit të pronës.

Sipas propozimeve të bëra, kërkesat për rishikim mund të paraqiten vetëm kundër vendimeve të ish-zyrave rajonale të AKKP në qark, të ish-komisioneve vendore për kthimin dhe kompensimin e pronave si dhe ish-komisioneve të rretheve ose bashkive për kthimin ose kompensimin e pronave të ish-pronarëve, të cilat nuk janë duke u shqyrtuar në themel ne gjykatë apo për të cilat gjykata nuk është dhënë vendim themeli të formës së prerë.


var js_search_kriteria_more_than_mesg = "Ju lutem jepni një fjalë me më shumë se dy karaktere"; var tp = "k=255"; var pub_path = "/"; var search_mode = ""; GO Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://www.parlament.al/media/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›