Komisioni për Ekonominë dhe Financat miraton Aktin Normativ Për disa ndryshime në ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 Për Prokurimin Publik të ndryshuar.
Komisioni për Ekonominë mori sot në shqyrtim aktin normativ të paraqitur nga Qeveria, i cili parashikon ndryshime në ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 Për Prokurimin Publik të ndryshuar.
Me reformën e ndërmarrë së fundimi në sektorin e prokurimeve publike, kompetenca e rishikimit administrativ të ankesave ndaj procedurave të prokurimit publik kaloi nga një organ monokratik siç është Agjencia e Prokurimit Publik (APP) te Komisioni i Prokurimit Publik (KPP), organ që sipas ligjit është organi më i lartë në fushën e prokurimit publik dhe që në mënyrë kolegjiale merr vendime që janë administrativisht përfundimtare për ankesat e paraqitura.
Qëllimi i ndryshimeve ka të bëjë me përcaktimin e saktë dhe definitiv të kompetencave të këtyre dy institucioneve që veprojnë në fushën e prokurimeve. Përcaktohet qartësisht se cili është autoriteti kompetent për shqyrtimin e parregullsive administrative të konstatuara gjatë një procedure prokurimi. APP me ndryshimet e paraqitura do të ketë kompetencë monitorimi për mbarëvajtjen e sistemit të prokurimeve, ndërsa do të jetë KPP që do të hetojë shkeljet e procedurave.
Këto ndryshime paraqiten nëpërmjet një akti normativ për shkak të emergjencës që ka kjo çështje, pasi gjatë zbatimit të ligjit në praktikë është vënë re një mbivendosje e kompetencave të APP dhe KPP.
Gjatë diskutimeve, deputetët nënvizuan se përcaktimi i qartë që ofrohet nëpërmjet këtij akti normativ i vlen së pari qytetarëve dhe biznesit, të cilët duhet të kenë të qartë autoritetin të cilit duhet ti drejtohen në rast ankimimesh për shkelje të procedurave të prokurimit.
Komisioni e miratoi me shumicë votash aktin normativ, ndërsa përfaqësuesit e opozitës abstenuan.
var js_search_kriteria_more_than_mesg = "Ju lutem jepni një fjalë me më shumë se dy karaktere"; var tp = "k=255"; var pub_path = "/"; var search_mode = ""; GO Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://www.parlament.al/media/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player.