E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik shtyn shqyrtimin e projektligjit Për kornizën shqiptare të kualifikimeve

Në mbledhjen e datës 9 dhjetor 2009, Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, i cili, sipas kalendarit të punës për muajin dhjetor 2009, do të vazhdonte shqyrtimin e projektligjit Për kornizën shqiptare të kualifikimeve, vendosi që ta shtyjë këtë diskutim, në pritje të vërejtjeve të bashkërenduara të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës si për projektligjin në fjalë, ashtu edhe për ligjin Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë. 
 
Nisur nga ky fakt, Komisioni rishikoi kalendarin e punës për muajin dhjetor.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›